Specialist në Sektorin e Prokurimeve
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Procedura
Specialist në Sektorin e Prokurimeve
UNIVERSITETI I ELBASANIT “ALEKSANDËR XHUVANI”
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpall konkurs për 1 (një) pozicion pune, personel administrativ, specialist, i nivelit të mesëm në zbatim, në sektorin e prokurimeve, në Drejtorinë e Prokurimeve dhe Shërbimeve, në Rektorat (DPSH).
Specialisti është pjesë e sektorit të prokurimeve, në Drejtorinë e Prokurimeve dhe Shërbimeve.
Specialisti përgjigjet për:
- Veprimtarinë e tij në përgatitjen e preventivave, përllogaritjen e fondit limit, dokumentacionit teknik specific;
- pjesëmarrjen si anëtar i njësisë të prokurimit/komisionit të vlerësimit të ofertave për realizimin e procedurave të prokurimit;
- veprimtarinë e tij për kryerjen me përpikmëri të të gjitha detyrave që i ngarkohen.
Kandidati/a duhet të plotësojnë kritere të përgjithshme e të veçanta për këtë pozicion pune, si më poshtë.
Kriteret
Kriteret e përgjithshme
- Kandidati duhet të zotërojë diplomë të ciklit të dytë të studimeve, Master, ose ekuivalente me të në fushën ekonomike. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njehsuara nga ministria përgjegjëse për arsimin;
- Të ketë përvojë të mëparshme pune;
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
- Ndaj tij të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të jetë i aftë për punë.
Kriteret e veçanta
- Të ketë 3 (tri) vite përvojë pune të mëparshme, ku të paktën 1 (një) vit përvojë në fushën e prokurimeve publike;
- Të ketë çertfikata/trajnime/kualifikime në fushën e prokurimeve publike;
- Të ketë çertifikatë apo dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj, gjuha angleze përbën avantash;
- Të jetë njohës për përdorimin e paketës Microsoft office, e vërtetuar me dëshmi;
- Të ketë rekomandime ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm.
Dokumenta
Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare, për periudhën 02.03.2026 - 11.03.2026, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Letër motivimi për pozicionin, specialist në sektorin e prokurimeve;
- Jetëshkrimin e tij/saj;
- Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Fotokopje e njesuar e librezës së punës;
- Çertifikata, kualifikime, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njehsuara me origjinalin;
- Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njehsuar me origjinalin;
- Raport mjekësor, që vërteton aftësinë për punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje e letërnjoftimit.
Afati dhe Adresa e Dorëzimit
Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentacionin në rrugë postare, brenda periudhës 02.03.2026 - 11.03.2026, në adresën:
- Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
- Rruga “Ismail Zyma”,
- Aplikim për pozicionin e punës specialist prokurimi.
Vlerësimi dhe Intervista
Procesi i Vlerësimit dhe Njoftimit
Komisioni ad-hoc do të vlerësojë paraprakisht dosjet e kandidatëve dhe më pas, zhvillohet faza tjetër, intervista. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UE-së, për periudhën 13.03.2026- 03.04.2026.
Kandidatët konkurues do të njoftohen elektronikisht për rezultatet paraprake të konkurrimit dhe më pas shpalljen /njoftimin e fituesit.