Specialist
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Procedura
Specialist
UNIVERSITETI I MJEKËSISË
UNIVERSITETI I MJEKËSISË
Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë; Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”, i ndryshuar si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 30, datë 26.02.2026 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist” në Sektorin e Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist” në Sektorin e Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, UMT, si më poshtë :
A. Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe afateve të caktuara në aktet ligjore dhe nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
- Përgatitja e Dokumenteve Standarte të Tenderit në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit , për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
- Merr pjesë gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues;
- Përgatit regjistrin e parashikimit të prokurimeve, konform buxhetit të miratuar për investime dhe për shpenzime;
- Hartimin e specifikimeve teknike nëse nuk janë hartuar nga struktura të tjera;
- Përllogaritjen e fondit limit, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme;
- Përgatitjen e procedurës për KVO-në;
- Asiston në mbledhjet e KVO-së dhe jep mendim si dhe bën interpretim ligjor për dokumentat e tenderit , atëherë kur i kërkohet nga anëtarët e KVO-së;
- Zbaton detyrat e ngarkuara sipas rregulloreve në fuqi dhe përshkrimit të vendit të punës si dhe planeve të punës të miratuara nga Drejtori përkatës;
- Informon eprorin direkt mbi rezultatet e punës në vazhdimësi dhe mbi vështirësitë e hasura në lidhje me to;
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët;
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
B. Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
Kriteret e përgjithshme
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor”, në shkencat “Ekonomike”/ “Juridike”/ “Inxhinierike”;
- Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
C. Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
- Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
- Certifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
D. Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :
Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin (të inventarizuar), pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuara më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.
E. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista
- Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar”;
- Njohuri mbi VKM nr. 285, datë 19.05.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndyshuar”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi në fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit;
F. Mënyra e vlerësimit:
Mënyra e vlerësimit
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al