Specialist/Inxhinier Ndërtimi

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Afati: 17 Mar 2026 Diploma: Master i Shkencave

Procedura

Specialist/Inxhinier Ndërtimi

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel administrativ në kategorinë “Specialist/Inxhinier” pranë Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Fondeve dhe Investimeve. 1-Specialist-Kategoria IV-2

Kritere

Kritere të Veçanta

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, në ciklin Bachelor dhe Master Shkencor, ose Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND), në degën Inxhinieri Ndërtimi.
  • Të zotërojë përvojë pune në profesion jo më pak se 1 (një) vit punë.
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, të cilat të jenë të provuara me dëshmi përkatëse.

Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.

Lënda: Kriteret e vlerësimit të kandidatëve që konkurrojnë për 1 (një) vend të lirë pune si personel administrativ në kategorinë “Specialist/Inxhinier Ndërtimi” pranë Sektorit të Shërbimeve pranë Drejtorisë së Fondeve dhe Investimeve.

POZICIONI: “Specialist/Inxhinier” pranë Sektorit të Shërbimeve në Drejtorisë e Fondeve dhe Investimeve.

Në përputhje me neni 57, pika 2 dhe pika 3 dhe neni 67, të ligjit me nr. 80/2015, datë 22/7/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e UBT-së të miratuar me Urdhër nr. 586, datë 02.12.2024 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit neni 26, Rregulloren e Rekrutimit të stafit akademik, ndihmës akademik dhe administrativ në UBT të miratuar me Vendim Senati Akademik me nr.9, datë 23.02.2023, si dhe në konsiderim të shkresës nga Drejtori i Fondeve dhe Investimeve me nr. 312 prot., datë 26.01.2026, me lëndë:“Kërkesë për plotësim të vendit vakant pranë Drejtorisë së Fondeve dhe Investimeve”, shpallet për t’u plotësuar nga kandidatët që do të konkurrojnë, kriteret e vlerësimit si më poshtë:

I. KRITERE TË PËRGJITHESHME

I KRITERE – ELIMINUESE

  • Të zotërojë diplomë Bachelor dhe Master Shkencor ose Diplomë të integruar të nivelit të dytë-DIND, në degën Inxhinieri Ndërtimi.
  • Të zotërojë përvojë pune në profesion jo më pak se 1 (një) vit punë.
  • Të ketë aftësi në programe kompjuterike, të cilat vërtetohen me dëshmi përkatëse.

Shënim: Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk duhet të pranohet.

Vlerësimi

II. KRITERE TË VEÇANTA

KRITERE PËR VLERËSIMIN NË E DOSJES SË KANDIDATËVE Vlerësimi (pikë)

  1. Master Profesional 7
    Master i Shkencave 10
  2. Përvojë pune
    • Për çdo dy vjet eksperiencë 2
  3. Kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit
    • Për kurs kualifikimi brenda vendit (të vërtetuar me dëshmi ose dokumente të tjera) nr. Kursesh*pikët për secilin. 1
    • Për kurs kualifikimi jashtë vendit ( të vërtetuar me dëshmi ose dokumente të tjera ), nr. Kursesh* pikët për secilin. 2
  4. Njohuri të gjuhëve perëndimore (anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, dhe spanjisht) e vërtetuar me dëshmi.
    • Gjuhë Angleze 5
    • Gjuhe të tjera 3
  5. Aftësi në programe kompjuterike, të vërtetuara me dëshmi. 2

TOTALI PIKËVE TË DOSJES: (70%) e Totalit prej 100 pikësh (max 70 pikë)

TOTALI PIKËVE NGA INTERVISTA ME GOJË: (30%) e Totalit prej 100 pikësh (max 30 pikë)

Shënim:

  • Drejtoria e Burimeve Njerëzore & Shërbimeve Juridike dhe Komisioni i rekrutimit bëjnë vlerësimin e dosjes sipas përcaktimeve te mësipërme.
  • Diferencën e pikëve për shumen 30% kandidati e merr nga intervista.

Dokumenta

DOKUMENTACIONI QË DUHET TË PARAQESIN KANDIDATËT QË KONKUROJNË

  1. Kërkesën për vendin e punës që do të konkurrojnë.
  2. Dokumentin e identifikimit.
  3. CV me fotografi.
  4. Diplomën të shoqëruar me listën e notave.
  5. Kandidatët që kanë mbaruar jashtë vendit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomës.
  6. Librezën e punës.
  7. Librezën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore.
  8. Dy referenca nga punëdhënësi ose nga pedagogë për të sapodiplomuarit.
  9. Dëshmitë e gjuhëve të huaja të niveleve të përcaktuara tek kriteret.
  10. Formularin e vetdeklarimit (të shkarkohet nga faqja e DAP-it).
  11. Deklaratën personale që nuk ka konflikt interesi.
  12. Raportin mjekësor për aftësinë në punë.
  13. Dëshmi penaliteti për punë
  14. Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
  15. Vërtetim nga prokuroria.

Dokumentacioni duhet të jetë i noterizuar, kur nuk është në origjinal.

Afati dhe Intervista

Informacion mbi Konkursin dhe Aplikimin

Konkursi do të zhvillohet në godinën A, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), zyra e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike me nr.125 A, në datën 19.03.2026 në orën 1200.

Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 17.03.2026.