Personel Akademik në fushën e Informatikës
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër
Procedura
Personel Akademik në fushën e Informatikës
UNIVERSITETI “EQREM ÇABEJ” GJIROKASTËR
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“, neni 57, pika 2; Statutit të Universitetit “Eqrem Çabej”, neni 47, pika 2 dhe neni 56, shpall konkursin për 3 (tre) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar, simestri i dytë, Njësia Bazë e Matematikës, Informatikës dhe Fizikës (në fushën e informatikës) për vitin 2025-2026, si më poshtë:
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët
Kriteret e Përgjithshme
- Të kenë përfunduar studimet “Bachelor” dhe “Master i Shkencave”, në sistemin me kohë të plotë, në fushën e Informatikës; Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit; Telekomunikacionit ose diplomë ekuivalente me to (me sistemin e vjetër të studimeve), me notë mesatare të përgjithshme, për çdo program studimi mbi 7 (shtatë).
- Në rast se i interesuari zotëron një diplomë të marrë në universitete të huaja, kërkohet që të jetë e ekuivalentuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Kriteret Preferenciale
- Preferohen kandidatët:
- me titull akademik, gradë shkencore “Doktor” (PHD), ose “Master Ekzekutiv” në fushën e Informatikës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ose Telekomunikacion.
- që kanë përfunduar programe studimi në Informatikë.
- njohës të një gjuhe të Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht), sipas testeve të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, me përjashtim të atyre që kanë përfunduar në njërën prej cikleve të studimit në një nga këto gjuhë të huaja.
- me eksperiencë në mësimdhënie univeristare.
- me aftësi të mira komunikuese dhe të punës në gup.
- me aktivitet botues dhe referues, në revista shkencore ose konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të njohura zyrtarisht.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët që konkurojnë
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
- Kopje të diplomës/ve dhe të listës/ave së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit.
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Dokumentacion nga institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin e tyre;
- Dëshmi penaliteti.
Vlerësimi dhe Dorëzimi i Dokumentave
Informacion i Rëndësishëm
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë kandidatët. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UGJ-së. Dokumentat e mësipërm të noterizuar, të 3 (tre) muajve të fundit do të dorëzohen pranë Drejtorisë Juridike dhe Burimeve Njerëzore në Universitetin‘‘Eqrem Çabej“, të shoqëruara me inventar.
Afati i Aplikimit
Afati i Fundit
Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është brenda 5 ditë pune nga data e publikimit të njoftimit.