Specialist i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, ALUMNI dhe Karrierës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Procedura
Specialist i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, ALUMNI dhe Karrierës
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
Njoftim
Njoftim për vend të lirë pune
I. Universiteti Politeknik i Tiranës, shpall 1 (një) vend pune për personel ndihmësakademik pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike si më poshtë:
A. 1 (një) vend pune për personel ndihmësakademik me kohë të plotë në pozicionin “Specialist i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, ALUMNI dhe Karrierës”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike duhet të plotësoj kriteret përcaktuese si më poshtë:
Kritere
Kriteret e veçanta
- Të ketë përfunduar “Master Profesional”, “Master i Shkencave” ose diplomë të integruar në një nga universitet brenda ose jashtë vendit.
- Të njohë Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve dhe të ketë njohuri mbi proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë, në kuadër të akreditimit institucional dhe akreditimit të programeve të studimit.
- Të ketë njohuri mbi programet e studimit që ofron Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, kriteret e pranimit dhe politikat institucionale, si dhe të jetë në gjendje të informojë dhe orientojë nxënësit e arsimit të mesëm mbi këto programe.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi, si dhe të jetë në gjendje të këshillojë studentët e diplomuar në Ciklin e Parë për mundësitë e vazhdimit të studimeve në programe të Ciklit të Dytë në FIMIF, në UPT apo në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit.
- Të zotërojë një gjuhë të huaj të Bashkimit Evropian, në nivel të mjaftueshëm për komunikim profesional.
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (paketa Office dhe sisteme të menaxhimit të të dhënave).
Dokumenta dhe Afati
II. DOKUMENTACIONI DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Letër motivimi;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Diplomën e studimeve universitare dhe listën e notave të noterizuara; (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave nga MA);
- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar;
- Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e paraqitur;
- Dëshminë e gjuhës së huaj e noterizuar.
Afati i dorëzimit
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 18.03.2026 pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Juridike në Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës, dokumentacionin e sipërcituar.