Specialist pranë Sektorit të Promovimit dhe Vlerësimit të Cilësisë
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë
Procedura
Specialist pranë Sektorit të Promovimit dhe Vlerësimit të Cilësisë
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
Njoftim për vend të lirë pune
Në zbatim të Vendimit nr. 109, datë 15.02.2017 te Këshillit te Ministrave "Për Organizimin dhe Funksionimin e Agiencisë Së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e te Bordit te Akreditimit dhe per përcaktimin e tarifave Për proceset e sigurimit te cilësisë ne Arsimin e Lartë" i ndryshuar, Urdhërin e Kryeministrit Nr.20, datë 26.01.2021 "Për miratimin e strukturës dhe organikes Së Agiencise se Sigurimit te Cilesisë ne Arsimin e Lartë", i ndryshuar, VKM Nr. 143 date 12.03.2014 "Për procedurat e rekrutimit, të perzgiedhjes, të periudhës Së proves, te levizjes paralele e te ngritjes ne detyrë per nepunësit Civil të kategorise ekzekutive, te ulët e te mësme drejtuese", Agjencia e Sigurimit ti Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), shpall njoftimin Për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin e Specialistit pranë Sektorit të Promovimit dhe Vlerësimit të Cilësisë. Të interesuarit duhet te plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Kritere
I. Kërkesa të përgjithshme për kandidatin:
- l. Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe të zotërojë nje diplomë universitare të pakten Master Shkencor ose ekuivalent me te, me notë mesatare te të gjitha niveleve te studimit mbi 8,5.
- 2. Të kenë përvojë pune në profesion që ka lidhje me pozicionin e shpallur, si dhe kandidatët që kanë përvojë pune në arsimin e larte ose që kane lidhje me arsimin e lartë.
- 3. Të zotërojë gjuhën angleze, te qertifikuar në një nga testet ndërkombëtare te njohura nga MAS, me dëshmi në nivel B2/Cl.
- 4. Preferohen kandidatë të cilët kanë përvojë pune ne administratën publike.
- 5. Të ketë njohuri te mira kompjuterike ne programet bazë dhe aftesi per analiza te dhënash.
- 6. Të ketë aftësi Për te vendosur prioritete dhe respektuar afatet e përcaktuara.
II. Kërkesa të vecanta për kandidatin:
- l. Të ketë njohuri për legjislacionin bazë të arsimit të Iartë në përgjithësi dhe atij që lidhet me proceset e sigurimit të cilësisë.
- 2. Preferohen kandidate që kanë njohuri për legiislacionin bazë të arsimit të Iartë dhe njohuri mbi institucionet, programet e studimit, procedurat, kriteret dhe aktet nënligjore të sistemit të akreditimit.
- 3. Të ketë njohuri praktike në menaxhimin e proceseve të vlerësimit.
- 4. Të ketë përvoja në bashkëpunim me partenerët ndërkombëtarë ose pjesëmarje në projekte ndërkombëtare.
- 5. Të ketë përvojë pune ne hartimin e raporteve analitike, tematike dhe vlerësuese.
- 6. Të ketë dhe dëshmojë aftësi të mira shkrimi dhe komunikuese.
- 7. Të dëshmojë aftësi pir të punuar në grup.
Dokumenta
III. Dosja e aplikuesit duhet të përmbajë:
- Jetëshkrimin (Curriculum vitae)
- Kërkesën me shkrim dhe kontaktin personal
- Diplomën dhe listën e notave të noterizuar
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare të kryera apo në proces
- Fotokopjen e librezës së punës; e noterizuar
- Dëshmia e gjuhës angleze/huaj e noterizuar
- Fotokopje të dëshmive të kualifikimeve të kryera, të noterizuara
- Vlerësime pune nga punëdhënësi/t e mëparshëm.
- Vërtetimin e Gjendjes Gjyqësore
- Raport mjeksor si i aftë në punë.
Vlerësimi
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet me sistem pikëzimi, mbi bazën e dokumentacionit, njohjes së aftësive kompjuterike dhe gjuhës së huaj të shkuar dhe folur, dhe përmes një interviste në prani të një komisioni të ngritur posaęërisht për këtë qëllim.
Afati dhe Adresa
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë ASCAL dosjen me dokumentacionin e kërkuar deri më datën 16.03.2026, ora 12.00 në adresën e mëposhtme;
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Bl)oku i Ambasadave, Rr.Skënderbeg, Pallati nr.8, Shkalla 1, Tirani Tel:+35502243423/2266203