Lektor / As. Lektor

Universiteti i Arteve

Afati: 23 Mar 2026 Diploma: Bachelor

Procedura

Lektor / As. Lektor

UNIVERSITETI I ARTEVE

Njoftim për vend të lirë pune

Rektorati i Universitetit të Arteve, shpall konkursin për 3 (tre) vende të lira pune sa më poshtë:

FAKULTETI I ARTEVE TË BUKURA

  • NJËSIA BAZË SKULPTURË – 2 (dy) punonjës mësimor nga kategoria:

    1. Lektor /As. Lektor, në programin e studimit Skulpturë Qeramikë, për lëndën Vizatim - 1 (një) punonjës;
    2. Lektor / As. Lektor, në programin e studimit Skulpturë Qeramikë, për lëndën Teknologji e Qeramikës - 1 (një) punonjës.
  • NJËSIA BAZË PIKTURË – 1 (një) punonjës mësimor nga kategoria:

    1. Lektor/As. Lektor, në programin e studimit Pikturë Monumentale, për lëndën Konservim-Restaurim - 1 (një) punonjës.

Kriteret

I. KRITERET E PËRGJITHSHME

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtje penale me dashje.
  • Të mos ketë marrë ndonjë masë disiplinore për largim nga detyra.
  • Vetë deklarim që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  • Dëshmi e gjendjes mjekësore.
  • Fotokopje të letërnjoftimit ose pasaportës;
  • Çertifikatë familjare;

III/1. Dokumentacioni që duhet të plotësojë çdo kandidat, për pozicionin e punës: “Lektor” / “As. Lektor” në Programin e studimit Skulpturë Qeramikë, në lëndët: Vizatim.

Kandidati për konkursin duhet të plotësojë këto kritere:

  • a. Kërkesë nga i interesuari ku të jetë përcaktuar pozicioni i punës për të cilin ai konkuron;
  • b. Jetëshkrim (CV) shoqëruar me dokumentacionin përkatës, që vërteton elementët e paraqitur në të (studimet; aktiviteti artistik; përvoja pedagogjike si dhe çmimet dhe vlerësimet, etj.);
  • c. Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare, në fushën e Arteve Pamore në një institucion të arsimit të lartë, të akredituar brenda ose jashtë vendit, në programin Skulpturë, preferohet me mesatare të përgjithshme mbi 8, për këtë kriter kandidati duhet të dorëzojë diplomë + listë notash/fotokopje e noterizuar;
  • d. Preferohet të ketë përfunduar ose të jetë në proces të studimeve të Ciklit të Tretë të Studimeve – “Doktor” në specialitetin për të cilin konkurron;
  • e. Të ketë të paktën, 3 (tre) vite pune në mësimdhënie, në Institucione të Arsimit të Lartë, për këtë kriter kandidati duhet të dorëzoj librezën e punës të noterizuar;
  • f. Të ketë aktivitete të dokumentuara me katalogë, artikuj, postera, portofol artistik apo botime etj.;
  • g. Të jetë pjesëmarrës në takime e konferenca, workshope kombëtare dhe ndërkombëtare me institucione të fushës;
  • h. Të ketë dëshmi të dokumentuara për angazhim praktik ose profesional në fusha që lidhen drejtpërdrejt me Skulpturë Qeramikën;
  • i. Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe të ndajë informacionin e fituar me kolegët e tjerë dhe të dëshmojë etikë të lartë profesionale;
  • j. Të zotërojë Dëshmi të Gjuhës së huaj sipas kërkesave standard të Ministrisë së Arsimit;
  • k. Dy referenca nga profesorë/personalitete te fushës;

IV/1. Dokumentacioni që duhet të plotësojë çdo kandidat, për pozicionin e punës: “Lektor” / “As. Lektor” në Programin e studimit Skulpturë Qeramikë, në lëndën: Teknologji e Qeramikës.

Kandidati për konkursin duhet të plotësojë këto kritere:

  • a. Kërkesë nga i interesuari ku të jetë përcaktuar pozicioni i punës për të cilin ai konkuron;
  • b. Jetëshkrim (CV) shoqëruar me dokumentacionin përkatës, që vërteton elementët e paraqitur në të (studimet; aktiviteti artistik; përvoja pedagogjike si dhe çmimet dhe vlerësimet, etj.);
  • c. Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare, në fushën e Arteve në një institucion të arsimit të lartë, të akredituar brenda ose jashtë vendit, në programin Skulpturë, preferohet me mesatare të përgjithshme mbi 8, për këtë kriter kandidati duhet të dorëzojë diplomë + listë notash/fotokopje e noterizuar;
  • d. Preferohet të ketë përfunduar ose të jetë në proces të studimeve të Ciklit të Tretë të Studimeve – “Doktor” në specialitetin për të cilin konkurron;
  • e. Të ketë njohuri të avancuara mbi proceset teknologjike dhe teknike të Qeramikës;
  • f. Të njohë linjën e prodhimit të argjilës (baraban, filtër presë, vakum presë), të njohë proceset e allçisë (tornim, derdhje, formim), të njohë njohë proceset e glazurimit dhe të pjekjes;
  • g. Kandidati duhet të ketë eksperiencë pune në këtë profil jo më pak se 3 (tre) vite, për këtë kriter kandidati duhet të dorëzoj librezën e punës të noterizuar;
  • h. Të njohë programet e avancuara kompjuterike të modelimit 2D dhe 3D, për përfshirjen në procesin krijues dhe pedagogjik, e cila konsiderohet komponent thelbësor i edukimit bashkëkohor, në fushën e Skulpturës Qeramike;
  • i. Të ketë aktivitete të dokumentuara me katalogë, artikuj, postera, portofol artistik apo botime etj.;
  • j. Të ketë vlerësime pozitive pune nga punëdhënësi;
  • k. Të zotërojë Dëshmi të Gjuhës së huaj sipas kërkesave standard të Ministrisë së Arsimit;
  • l. Dy referenca nga profesorë/personalitete te fushës;

V/1. Dokumentacioni që duhet të plotësojë çdo kandidat, për pozicionin e punës: “Lektor” / “As. Lektor” në Programin e studimit Pikturë Monumentale, në lëndën: Konservim-Restaurim.

Kandidati për konkursin duhet të plotësojë këto kritere:

  • a. Kërkesë nga i interesuari ku të jetë përcaktuar pozicioni i punës për të cilin ai konkuron;
  • b. Jetëshkrim (CV) shoqëruar me dokumentacionin përkatës, që vërteton elementët e paraqitur në të (studimet; aktiviteti artistik; përvoja pedagogjike si dhe çmimet dhe vlerësimet, etj.);
  • c. Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare, në fushën e Arteve Pamore dhe/ose Biologji Kimi në një institucion të arsimit të lartë, të akredituar brenda ose jashtë vendit, studime të cilat janë thelbësore për proceset shkencore dhe teknike të konservimit dhe restaurimit të veprave të artit, preferohet me mesatare të përgjithshme mbi 8, për këtë kriter kandidati duhet të dorëzoj librezën e punës të noterizuar;
  • d. Preferohet të ketë përfunduar Ciklin e Tretë të Studimeve – “Doktor” në specialitetin për të cilin konkurron;
  • e. Të ketë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në mësimdhënie, në Institucionet e Arsimit të Lartë, për këtë kriter kandidati duhet të dorëzoj librezën e punës të noterizuar;
  • f. Të ketë aktivitete të dokumentuara me katalogë, artikuj, postera, portofol artistik apo botime etj.;
  • g. Të ketë dëshmi të dokumentuara për angazhimin praktik ose profesional në fusha që lidhen drejtpërdrejtë me restaurimin dhe konservimin e veprave të Artit;
  • h. Të ketë njohuri në përpunimin e dokumentacionin dixhital përkatës Konservues/Restaurues;
  • i. Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe të ndajë informacionin e fituar me kolegët e tjerë;
  • j. Të zotërojë Dëshmi të Gjuhës së huaj sipas kërkesave standarde të Ministrisë së Arsimit;
  • k. Dy referenca nga profesorë/personalitete te fushës;

Dokumenta të Kërkuara

  1. Vetë deklarim që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  2. Dëshmi e gjendjes mjekësore;
  3. Fotokopje të letërnjoftimit ose pasaportës;
  4. Çertifikatë familjare;
  5. Kërkesë nga i interesuari ku të jetë përcaktuar pozicioni i punës për të cilin konkuron;
  6. Jetëshkrim (CV) shoqëruar me dokumentacionin përkatës, që vërteton elementët e paraqitur në të (studimet; aktiviteti artistik; përvoja pedagogjike si dhe çmimet dhe vlerësimet, etj.);
  7. Diplomë universitare dhe listë notash/fotokopje e noterizuar;
  8. Librezë pune e noterizuar (që vërteton përvojën e punës/mësimdhënies);
  9. Dëshmi të Gjuhës së huaj sipas kërkesave standard të Ministrisë së Arsimit;
  10. Dy referenca nga profesorë/personalitete te fushës;
  11. Dokumentacion që vërteton aktivitete artistike (katalogë, artikuj, postera, portofol artistik apo botime etj.);
  12. Dëshmi të dokumentuara për angazhim praktik ose profesional në fusha që lidhen drejtpërdrejt me specialitetin.

Vlerësimi dhe Intervista

VI. KONKURRIMI PËR PUNONJËS MËSIMORË SA MË LARTË DO TË ZHVILLOHET NË TRE FAZA: (Vlerësimi maksimal 100 pikë)

  1. Faza e parë Shqyrtimi i dosjes së kandidatit. (Vlerësimi gjithsej 40 pikë)
  2. Faza e dytë Intervistë e strukturuar me gojë (Vlerësimi gjithsej 20 pikë)
  3. Faza e tretë Mësim i Hapur (Vlerësimi gjithsej 40 pikë)

Afati dhe Dorëzimi i Dokumentave

Informacion mbi Dorëzimin dhe Afatet

Dosjet e kandidatëve do të dorëzohen në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Universitetin e Arteve nga data, 09/03/2026 deri më datë 23/03/2026 ora 14.00.

Për datën e Konkursit kandidatët do të informohen pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore SJ&IP-A, çdo ditë nga ora 08.00 deri 14.00.