Specialist IT në Degën e Teknologjisë së Informacionit
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Afati: 26 Mar 2026
Diploma: Bachelor
Procedura
Specialist IT në Degën e Teknologjisë së Informacionit
FAKULTETI I DREJTËSISË, UNIVERSITETI I TIRANËS
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 4 (katër) vende të lira pune për pesonel ndihmësakademik me karakter administrativ.
Kandidatët konkurrentë për vende pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, duhet të plotësojnë këto kritere:
Specialist IT në Degën e Teknologjisë së Informacionit 1 (një) vend pune
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta:
- Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” në Degën e Informatikës, Elektronikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike ose ekuivalente me to;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune;
- Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
- Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të ketë eksperienca në platformat Online (Zoom, Microsoft Team, Google Meet, etj);
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe web design;
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit etiko-profesional me kolegët dhe eprorët.
Specialist pranë Degës së Sigurimit të Cilësisë 1 (një) vend pune
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master” në Shkencat Juridike/Humane;
- Të zotërojë gjuhën Angleze me dëshmi;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin e fushës së Arsimit të Lartë;
- Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë kompjuterike;
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit etiko-profesional me kolegët dhe eprorët.
Specialist pranë Degës së Këshillimit të Karrierës dhe Alumni 1 (një) vend pune
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master” në Shkencat Ekonomike/Juridike/Humane;
- Të zotërojë me dëshmi gjuhën angleze (gjuhët e tjera perëndimore përbëjnë përparësi);
- Të njohë me dëshmi programet bazë kompjuterike;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin e fushës së Arsimit të Lartë;
- Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë kompjuterike;
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit etiko-profesional me kolegët dhe eprorët.
Asistent/e dekani 1 (një) vend pune
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë (Bachelor) dhe “Master” në shkenca juridike/ ekonomike/sociale;
- Të ketë eksperiecë pune jo më pak se 3 (tre) vite në pozicion pune të njëjtë ose të ngjashëm;
- Të ketë njohuri të Ligjit për Arsimin e Lartë;
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike;
- Të ketë çertifikime/trajnime të lidhura me pozicionin e punës në këtë sektor;
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit etiko-profesional me kolegët dhe eprorët.
Dokumenta
Kandidatët duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
- Diplomë dhe listë notash për të gjitha ciklet e studimeve universitare (të noterizuara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga strukturat përgjegjëse përkatëse;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj dhe kompjuterit (të noterizuara) aty ku kërkohet, sipas kriterëve më lart;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnime, kualifikimet, arsimin shtesë etj (nëse ka);;
- Fotokopje e librezës së punës (në të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) e noterizuar;
- Raport mjeko ligjor për aftësi në punë;
- Dëshmi penaliteti.
Vlerësimi dhe Intervista
Përzgjedhja e kandidatëve
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Afati dhe Dorëzimi i Dokumentave
Afati dhe Vendi i Dorëzimit
Dokumentat dorëzohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, nga data 09.03.2026 – 26.03.2026.
Për cdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 355 4 243 1112.