Laborant/e

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Afati: 23 Mar 2026 Diploma: Master i Shkencave

Procedura

laborant/e

UNIVERSITETI I SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI”

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpallet konkursi për një vend të lirë pune, për kategorinë staf ndihmës-akademik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore, Departamenti i Fizikës, në pozicionin laborant/e me kohë të plotë.

Kriteret

Kriteret specifike

  • Të jenë diplomuar në të gjitha ciklet e shkollimit në sistemin me kohë të plotë në fushën përkatëse. Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga ministria përgjegjëse për arsimin, e noterizuar.
  • Nota mesatare e përgjithshme e studimeve që në nivelet e kornizës shqiptare të kualifikimeve (kshk) i përket nivelit 6 (Bachelor/Program studimi i nivelit të parë), duhet të jetë jo më e ulët se 7.5 (shtatë pikë pesë), kurse nota mesatare e grupit të lëndëve ku përfshihet lënda për të cilen konkurohet duhet të jetë jo më e ulët se 8 (tetë).
  • Nota mesatare e përgjithshme e studimeve që në nivelet e kornizës shqiptare të kualifikimeve (kshk) i përket nivelit 7 (Master i Shkencave, Program studimi i nivelit të dytë, Program studimi i integruar i ciklit të dytë ose Program studimi 4-vjeçar) duhet të jetë jo më e ulët se 7.5 (shtatë pikë pesë) dhe nota mesatare e grupit të lëndëve ku përfshihet lënda për të cilen konkurohet duhet të jetë jo më e ulët se 8 (tetë).
  • Nota mesatare e e përgjithshme studimeve për diplomat e lëshuara në RSH, të cilat janë ekuivalente me diplomat Master i Shkencave, që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike (8 semestra), deri në përshtatjen e studimeve sipas procesit të Bolonjës, duhet të jetë jo më e ulët se 7.5 (shtatë pikë pesë), kurse nota mesatare e grupit të lëndëve ku përfshihet lënda për të cilen konkurohet duhet të jetë jo më e ulët se 8 (tetë).
  • Në rastet kur nuk ka kandidatë që plotësojnë kriteret e pikës 3, komisionet mund të pranojnë kandidatë me kualifikim në nivelin 7 të KKSH-së (Master profesional/Master i nivelit të parë) me notë mesatare jo më të ulët se 8 (tetë) dhe notë mesatare të lëndëve të specialitetit jo më të ulët se 8.5 (tetë pikë pesë).
  • Të njohë një nga pesë gjuhët e huaja të BE-së, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, me nivel jo më të ulët se B1 (notë jo më të ulët se shtatë) të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore.
  • Preferohet që kandidatët të kenë :
    • kryer specializime, trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse ku konkurron,
    • përvojë pune të ngjashme dhe/ose në profilin përkatës,
    • aftësi shumë të mira komunikimi,
    • aftësi të mira kompjuterike.

Kriteret e përgjithshme

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojnë aftësi profesionale specifike për vendin e punës për të cilin konkurrojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe aftësi komunikimi profesional.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale.
  • Të mos jenë larguar nga USH “L.Gurakuqi” pa miratimin e këtij të fundit.
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna dhe nuk është provuar largimi i padrejtë me vendim gjyqësor.
  • Të mos kenë dëmtuar publikisht imazhin e USH “L.Gurakuqi”.
  • Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort/bashkjetues, bir, bijë dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre) me punonjës ekzistues brenda të njëjtes njësi bazë ku kërkojnë të punësohen si dhe të mos jenë në kushtet e konfliktit të interesave sipas ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.

Dokumenta

  1. Të aplikojnë “on-line” në faqen zyrtare të USH-së në internet në adresen www.unishk.edu.al (rubrika Njoftime për punësim – staf joakademik).
  2. Kërkesë me shkrim për punësim në USH,
  3. Jetëshkrim (CV) me foto personale.
  4. Kopje të noterizuara të diplomave universitare (Bachelor dhe MSH ose DIND) në specialitetin e lartpërmendur dhe lista përkatëse e notave të noterizuara. Për diplomat e fituara në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet certifikata e njohjes nga ministria përgjegjëse.
  5. Kopje e noterizuar e dëshmive të kualifikimeve të ndryshme pasuniversitare.
  6. Rekomandim ose letër referencë nga punëdhënësi i fundit.
  7. Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore ose kopje e noterizuar.
  8. Dëshmi e gjendjes gjyqsore (dëshmi penaliteti + vërtetim gjykate + vërtetim prokurorie + vërtetim nga zyra e përmbarimit).
  9. Dëshmi e gjendjes mjeksore (kartë shëndeti + librezë shëndetsore + raport mjeko-ligjor për aftësi në punë).
  10. Vërtetim nga qendra e punës në të cilen ka punuar ose punon (kopje e noterizuar e librezës së punës nëse ka) dhe/ose vërtetim papunësie nga Zyra e punës.
  11. Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 5 të Rregullores së posaçme të Universitetit “Për punësimin në USH” (për mos-lidhje farefisnore dhe/ose konflikt interesi).
  12. Certifikatë familjare dhe fotokopje e pasaportës ose letërnjoftimit ID.
  13. Vërtetim rajoni për adresen/rezidencen e banimit (kontratë qiramarrje).

Detaje të Konkursit

Kontrata e Punës

Kontrata e punës do të jetë me afat të pacaktuar konform nenit 37 të Rregullores.

Dorëzimi i Dokumentacionit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mësipërm bashkë me një listë përmbledhëse të këtij dokumentacioni të firmosur, brenda dy javëve nga publikimi i njoftimit në Buletinin e Agjensisë së Prokurimit Publik. (me shënimin “Për konkursin e laborantit të Departamentit të Fizikës”)

Zhvillimi i Konkursit dhe Intervista

Konkursi do të zhvillohet me dosje dhe intervistë brenda katër javëve nga publikimi i njoftimit, sipas orarit që do të përcaktojë njësia bazë përkatëse.

Njoftimi i Kandidatëve

Kandidatët që kualifikohen do të njoftohen me e-mail nga kryetari i komisionit ad-hoc.

Informacion i Mëtejshëm

Për hollësi të mëtejshme, si programi, mënyra e zhvillimit të konkursit dhe ora e saktë, t’i drejtoheni dekanatit përkatës dhe/ose Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektorat.