Specialist , në Sektorin e Inxhinierise Klinike
Qendra Kombëtare Teknike Bio-mjekësore
Procedura
Specialist , në Sektorin e Inxhinierise Klinike
QENDRA KOMBËTARE TEKNIKE BIO-MJEKËSORE
Njoftim dhe Detyrat e Pozicionit
QENDRA KOMBËTARE TEKNIKE BIO-MJEKËSORE
Njoftim për vend të lirë pune
Në zbatim të Urdhërit te Ministrit të Shëndetësisë Nr.511, datë 13.12.2011 „Për kriteret e punësimit në shërbimin shëndetësor publik“, QKTB shpall konkursin për vend të lirë pune si vijon:
- Specialist , në Sektorin e Inxhinierise Klinike 1 (një) vend
Kandidati varet nga Përgjegjësi i Sektorit të Inxhinierisë Klinike. Ai ka keto detyra:
- Përgjigjet për pajisjet në afërsi të pacientit, të lidhur me pacientin dhe / ose të nevojshme për diagnostikimin ose trajtimin përkatës.
- Shërbimin dhe riparimet e pajisjeve mjekësore.
- Kontrollon rregullisht sigurinë për të provuar që pajisja funksionon në përputhje me standardet përkatëse.
- Kontrollon marrjen në dorëzim të pajisjeve mjekesore lidhur me funksionimin, sigurinë dhe verifikon që pajisja në momentin e dorëzimit është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në kontratën e shit-blerjes.
- Përgjigjet për të siguruar që prokurimi, shërbimet dhe mirëmbajtja e pajisjeve mjeksore bëhet në mënyrën më kost-efektive të mundshme për spitalin/institucionin shëndetësor.
- Garanton asistencë kundrejt përdoruesave fundorë në lidhje me sistemin e inventarizimit të pajisjeve mjekësore.
- Mbështet me konsulencë teknike procesin e prokurimit të pajisjeve mjeksore.
- Manaxhon projektet nëpërmjet instalimit të pajisjeve dhe konsulencës në planifikimin e projekteve të reja.
- Mban kontakte me furnizuesit e spitalit/institucionit shëndetësor.
- Kryen vleresimin klinik dhe kasifikimin e pajisjeve mjekesore.
- Ndihmon për trainimin e personelit mjeksor që përdor/aplikon pajisjet mjeksore si dhe për mbështetjen e këtij personeli lidhur me sigurinë gjatë përdorimit të pajisjeve mjeksore.
- Zbaton procedurat ligjore për nxjerrjen jashtë përdorimit dhe asgjesimit të pajisjeve mjeksore që janë të papërdorshme (të pariparueshme apo kosto të lartë riparimi).
- Heton ngjarje të padëshërueshme lidhur me pajisjet mjeksore si dhe bën raportimin përkatës shoqëruar me konkluzione dhe masa konkrete parandaluese.
- Zbaton dhe zhvillon programin e cilësisë brenda disiplinës së inxhinierisë klinike.
Kriteret
Kriteret e përgjithshme
- Diplome ne fushen te inxhinierise Biomjekesore ose te ngjashme me to.
- Të ketë njohuri dhe të përdorë programet e avancuara kompjuterike ne interes te realizimit te detyres.
- Te kete nivel te mire te njohjes se gjuhes angleze ose nje gjuhe tjeter te BE. Gjuha e dyte perben avantazh.
- Të mos jetë i dënuar , te jetë i pastër në pikpamjen penale dhe gjygjësore.
- Trajnimet, deshmi te tjera, kualifikimet dhe eksperiencat në fusha të ngjashme me objektin e vendit të punës së shpallur, përbëjnë avantazh.
- Me përvojë (mbi 3 vite përbëjnë avantazh)
- Aftësi dhe njohuri në lidhje me teknologjinë e informacionit/pajisjeve mjekësore.
Dokumentat e Kërkuara
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin këto dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim
- Jeteshkrim (CV)
- Diploma Universitare (master + bacelor, origjinale \ fotokopje të noterizuar)
- Lista e notave (origjinale \ fotokopje të noterizuar)
- Dëshmi penaliteti
- Dokumentin e identitetit. (fotokopje karte )
- Raport mjekësor për aftësim në punë
- Certifikata, deshmi te njohjes se gjuhes se huaj (fotokopjo te noterizuar)
- Dëshmi/certifikata të ndryshme (nese ka)
- Libreza e punes (fotokopjo) nese kaose ekstrakt i sig.shoqerore..
Informacion i Rëndësishëm
Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në zarf të mbyllur pranë sekretarisë së Qendrës Kombëtare Teknike Bio-Mjekësore brenda dy javeve nga data e afishimit ne buletinin e APP në adresë: Rruga e Dibrës, Nr.12, Tiranë, tel/fax + 355 42362705.
Personat do te njoftohen ne telefon nga sekretaria per daten dhe oren e konkurimit.