Laborante Mësimore
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Procedura
Laborante Mësimore
UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 23, datë 05.03.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Laborante Mësimore” me kontratë me afat të caktuar, në Departamentin e Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar “Laborante Mësimore” në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë me përcaktimet si më poshtë :
Kritere
Kritere të përgjithshme
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë diplomë “Master i Shkencave” në Kimi, Biokimi, Farmaci ose ekuivalente me to;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike;
- Të njohë dhe zbatojë kodin e etikës në punë dhe të jetë i gatshëm të punojë në grup;
- Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetëdeklarim).
Kritere preferenciale
- Të ketë përfunduar studimet universitare me notën mesatare mbi 7 (shtatë);
- Preferohet gjuha angleze (me dëshmi).
Dokumenta të kërkuara
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
- Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi (për kandidatët që janë në marrëdhënie pune);
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
- Kopje e noterizuar e dokumentacionit që provon njohjen e gjuhës së huaj;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm ose eprori direkt, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vetëdeklarim sipas kriterit “Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetëdeklarim)”.
Intervista
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista
- Njohuri mbi Ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
Mënyra e Vlerësimit
Mënyra e vlerësimit
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, në Zyrën e Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al