Specialist, Sektori i Prokurimeve dhe Çështjeve Juridike në Drejtorinë e Financave

Instituti i Shëndetit Publik

Afati: 27 Mar 2026 Diploma: Master i Shkencave

Procedura

Specialist, Sektori i Prokurimeve dhe Çështjeve Juridike në Drejtorinë e Financave

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Njoftim për vend të lirë pune

Instituti i Shëndetit Publik shpall pozicionin e punës si vijon:

  • Specialist, Sektori i Prokurimeve dhe Çështjeve Juridike në Drejtorinë e Financave (1 Vend Pune)
  • Shofer, Sektori Administratës në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse (1 Vend Pune)

Specialist, Sektori i Prokurimeve dhe Çështjeve Juridike në Drejtorinë e Financave

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:

  • Specialisti sektorit kryen detyra procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi të prokurimit Publik.
  • Organizon menaxhimin e procesit të prokurimit të mallrave, shërbimeve si dhe ndjekjen e tyre në përputhje me kuadrin ligjor.
  • Përgatit regjistrin e parashikimit dhe regjistrin e realizimit të procedurave të prokurimit Publik.
  • Organizon procesin e shqyrtimit dhe analizimit të ofertave dhe harton kriteret ligjore të kontratës përfundimtare etj.

Kriteret e përgjithshme

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Ekonomike, në rastet kur studimet janë kryer jashtë vendit, diploma duhet të jetë e njehsuar nga MAS;
  • Të ketë diplomë Master i Shkencave;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, për të punuar në mënyrë të pavarur apo si pjesë e një grupi;
  • Të ketë eksperiencë pune dhe njohuri të mira të legjislacionit shqiptar në fuqi për zhvillimin e procedurave të prokurimit publik;

Shofer, Sektori Administratës në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:

  • Të mirëmbajë automjetin që ka në përdorim në gjendje pune dhe dokumentacionin ligjor të qarkullimit.
  • Të zbatojë urdhrin e shërbimit dhe të jetë në dispozicion të personelit gjatë kryerjes së shërbimit.
  • Të respektojë rregullat e qarkullimit sipas kodit rrugor dhe legjislacionit në fuqi.

Kriteret e përgjithshme

  • Të ketë përfunduar Arsimin e mesëm;
  • Të zotërojë patentë të vlefshme për drejtim automjeti, minimalisht klasi B;
  • Të ketë aftësi komunikuese, të punuarit në grup si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

Intervista

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë, do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin;
  • Motivimin në punë, personalitetin, njohjen e gjuhëve të huaja, aftësinë komunikuesë;

Vlerësimi

Important info

Mënyra e vlerësimit:

Kandidatët do të vlerëshohen bazuar në Urdhërin Nr.511, datë 13.12 2011 “Për kriteret e Punësimit në Shërbimin Shëndetësor Publik” të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përcaktimet vlerësuese

  • Nota mesatare
  • Mbi 9 vlerësohet me 15 pikë
  • Mbi 8 vlerësohet me 12 pikë
  • Mbi 7 vlerësohet me 8 pikë
  • Mbi 6 vlerësohet me 4 pikë
  • Mbi 5 vlerësohet me 2 pikë
  • Grada apo titulli shkencor/specializim vlerësohet me 20 pikë
  • Gjuha e huaj e vërtetuar vleresohet 3 pikë
  • Përvoja mbi 10 vjet vlerësohet 5 pikë
  • Intervista (maksimalisht) vlerësohet 10 pikë

Dokumenta

✓ Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Protokollit në Institutin e Shëndetit Publik këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetë shkrimin (CV);
  3. Fotokopjetë pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës, bashkë me listën e notave të noterizuara;
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e çertifikatë/dëshmi që vërteton njohuritë programit të paketës MicrosoftOffice;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht,Frëngjisht, Italisht);
  8. Vërtetimi gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit;
  10. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  11. Formulareve të deklarimit sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  12. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  13. Vërtetim nga punëdhënësi mëparshëm (i fundit) që nuk ka masë disiplinore;
  14. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet positive në punë;
  15. Leja e ushtrimit të profesionit (nëse ka);
  16. Certifikate familjare dhe vërtetim banimi;

Afati

Important info

Pranimi i dokumentave është 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e publikimit në Buletinin e APPsë.

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të sipërcituar brënda afatit të përcaktuar në shpallje, sjell skualifikimin e kandidatit.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën ishp@shendetesia.gov.al.