Laborant

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë

Afati: 19 Mar 2026 Diploma: Bachelor

Procedura

Laborant

INSTITUTI I SIGURISE USHQORE DHE VETERINARISË

Kritere

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të pikës 3 gërma VI të VKM-se Nr.176 datë.29.03.2006 "Për botimin e buletinit të njoftimeve publike" dhe Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, kërkojmë të botohet njoftimi për vendin e lirë të punës si më poshtë:

1. Laborant me VKM 6 orarëshe

Kushtet që duhet të plotësoj kandidati/kandidatja:

Kriteret e përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • E preferueshme të këtë përfunduar studimet e larta Bachelor në degët e shkencave të natyrës

Dokumenta

Dokumentet kryesore që duhet të paraqesin

  1. Fotokopje të diplomave që zotëron;
  2. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Kërkesë për konkurim
  5. Jetshkrimi i kandidatit;
  6. Dëshimi e Penalitetit;
  7. Raport Mjeko ligjor

Konkurrimi

Informacion mbi Konkurrimin

Konkurimi do të kryhet në datë 24.03.2026 ora 15.00 pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Tirane.

Afati

Afati i dorëzimit

Aplikantët duhet të dorezojnë dokumentacionin e tyre me poste dhe duhet ta shoqerojnë me një flete inventari për dokumentacionin e dorezuar, deri në datën 19.03.2026.