Personel akademik në Njësinë Bazë të Gjuhës Letërsisë dhe Qytetërimit Grek

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër

Afati: 24 Mar 2026 Diploma: Master i Shkencave

Procedura

Personel akademik në Njësinë Bazë të Gjuhës Letërsisë dhe Qytetërimit Grek

Universiteti “Eqrem Çabej”

Njoftim për vend të lirë pune

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“, neni 57, pika 2; Statutit të Universitetit “Eqrem Çabej”, neni 47, pika 2 dhe neni 56, shpall konkursin për 1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar pranë Njësisë Bazë të Gjuhës Letërsisë dhe Qytetërimit Grek për vitin 2025-2026, në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Shoqërore si më poshtë:

Kriteret

Kriteret e përgjithshme

  • Të ketë përfunduar studimet e ciklit të parë me kohë të plotë në gjuhën Greke në fushën e Gjuhësisë brenda apo jashtë vendit.
  • Të ketë diplomë të nivelit të dytë, Master/Master i shkencave në fushën e gjuhësisë.
  • Të ketë eksperiencë mësimdhënieje universitare në lëndët që do të zhvillojë.
  • Të ketë botime në revista shkencore dhe pjesmarrje me referenca në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të vërtetuara me dëshmitë përkatëse.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

Dokumenta

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës/ve dhe të listës/ave së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit.
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Dokumentacion nga institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin e tyre;
  10. Dëshmi penaliteti.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Vlerësimi

Sistemi i Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë kandidatët. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UGJ-së.

Afati

Dorëzimi i Dokumentave dhe Afati i Fundit

Dokumentat e mësipërm të noterizuar, të 3 (tre) muajve të fundit do të dorëzohen pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Universitetin‘‘Eqrem Çabej“, të shoqëruara me inventar. Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është brenda 5 ditë pune nga data e publikimit të njoftimit.