Sanitare në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse

Qendra Kombëtare Teknike Bio-mjekësore

Afati: 31 Mar 2026 Diploma: Shkolla e Mesme

Procedura

Sanitare në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse

QENDRA KOMBËTARE TEKNIKE BIO-MJEKËSORE

QENDRA KOMBËTARE TEKNIKE BIO-MJEKËSORE

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të Urdhërit te Ministrit të Shëndetësisë Nr.511, datë 13.12.2011“Për kriteret e punësimit në shërbimin shëndetësor publik“, QKIB shpall konkursin për vend të lirë pune si vijon:

➢ Sanitare , në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse 1 (një) vend

Kriteret

Kandidati konkurrent duhet të plotësojë këto kushte:

Kriteret e përgjithshme

  • Dëftese lirimi nga shkolla 8-vjeçare (fotokopje e noterizuar).
  • Të jetë e aftë nga ana shëndetësore.
  • Të ketë shtetësi shqiptare.
  • Të mos jetë i dënuar me parë.

Kriteret e veçanta / Avantazh

  • Eksperienca në fusha të ngjashme me objektin e vendit të punës së shpallur përbëjnë avantazh.

Dokumenta

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin këto dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim.
  2. Curriculum vitae (CV).
  3. Dëftesë arsimi 8 -vjeçar ose pjekurie (origjinale\fotokopje të noterizuar).
  4. Dëshmi penaliteti.
  5. Dokumentin e identitetit (fotokopje karte ).
  6. Raport mjekësor për aftësim në punë.
  7. Librezë pune (fotokopje).
  8. Çertifikatë familjare.

Afati dhe dorëzimi

Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në zarf të mbyllur pranë sekretarisë së Qendrës Kombëtare Teknike Bio-Mjekësore në adresë: Rruga e Dibrës, Nr.12, Tiranë, tel/fax + 355 42362705 brenda 2 javëve nga data e shpalljes.