Specialist i prokurimeve

Universiteti "Eqrem Çabej", Gjirokastër

Afati: 24 Mar 2026 Diploma: Bachelor

Procedura

Specialist i prokurimeve

Universiteti Eqrem Çabej

Njoftim

Universiteti "Eqrem Çabej" në zbatim të Ligjit Nr.80/2015 datë 22.07.2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë" neni 52,57 ,Statutit të universitetit, neni 48 shpall konkursin për një vend të lirë pune në pozicionin“Specialist i prokurimeve”,pranë Drejtorisë së Shërbimeve Universitare në Universitetin "Eqrem Çabej".

Kritere

Të interesuarit për pozicionin e mësipërm duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme :

Kriteret e përgjithshme

  • Të ketë mbaruar studimet e larta Bachelor dhe Master ose sistemin 4-vjeçar në fushën e ekonomisë, ose drejtësisë me program të akredituar nga Ministria e Arsimit.
  • Të ketë aftësitë mira në përdorimin e kompjuterit, programet Microsoft Ëord, Excel.
  • Të jetë i përkushtuar dhe i aftë të përballojë ngarkesën në punë.
  • Të ketë aftësitë mira komunikuese dhe raportuese.
  • Të jetë i motivuar për të punuar në grup.
  • Të ketë dy vite eksperience pune.

Dokumenta të Nevojshme

Kandidatët e interesuar për pozicioin“Specialist iprokurimeve”duhet të plotësojnë dokumentacionin si më poshtë.

  1. Kërkesë për aplikim në punë me shkrim.
  2. Jetëshkrim sipas formatit standart (europass).
  3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit
  4. Kopje e diplomës dhe listës së notave, (e noteruar). Për diplomat e mara jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit.
  5. Kopje e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë ekperiencën në punë të noteruar)
  6. Raport mjekësor për aftësinë në punë.
  7. Vërtetim i gjendjesgjyqësore,vetëdeklarim sipas formatit të kërkuar në ligj.
  8. Çdo dokument shtesë që vërteton trajnimet.

Vlerësimi dhe Intervista

Informacione mbi Vlerësimin dhe Konkursin

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën apo trainimet në fushën që kërkohet. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell skualifikim të kandidatit. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me shkrim dhe me gojë. Komisioni ad – hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në Universitet.

Dorëzimi i Dokumentacionit

Dokumentacioni i mësipërm i noterizuar i 3 (tre) muajve të fundit do të dorëzohet pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Universitetin ‘‘Eqrem Çabej” me inventar.

Afati i Aplikimit

Afati i Fundit për Aplikim

Afati i pritjes së aplikimeve është brenda 5 (pesë) ditë pune nga data e publikimit të njoftimit.