Sekretare Mësimore

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Afati: 01 Apr 2026 Diploma: Master i Shkencave

Procedura

Sekretare Mësimore

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Njoftim për vend të lirë pune

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr.26, datë 12.03.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Sekretare Mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Sekretare Mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me përcaktimet si më poshtë :

Kritere të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të ketë përfunduar ciklin e studimeve universitare të nivelit Bachelor dhe Master Profesional/ Master Shkencor apo të barasvlefshëm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë.
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.

Kritere preferenciale:

  • Të ketë eksperiencë pune 1 (një) vjeçare.

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  10. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokollit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, brenda QSUNT, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit:

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi Ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  • Njohuri mbi praktika administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë email në adresën info@umed.edu.al

Specialist i Prokurimeve

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Njoftim për vend të lirë pune

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë; Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”, i ndryshuar, si edhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr.42, datë 12.03.2026 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist i Prokurimeve”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist i Prokurimeve”, në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:

A. Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe afateve të caktuara në aktet ligjore dhe nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
  • Përgatitja e dokumentave të nevojshme, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
  • Shqyrtimi, trajtimi dhe kthimi i përgjigjeve, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit, të të gjitha ankesave dhe sqarimeve që kanë të bëjnë me sasinë, grafikun e lëvrimit të pasqyruara në Dokumentat Standarde të Tenderit, përpara hapjes së procedurës nga UMT-ja për procedurat e përqendruara.
  • Anëtar i komisioneve të ndryshme të krijuara për një procedurë prokurimi (Anëtar i komisionit për përcaktimin e fondit limit, i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, i Komisionit të marrjes në dorëzim etj.) sipas rasteve;
  • Merr pjesë në gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues;
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

B. Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor”, në Shkenca Ekonomike / Juridike / Inxhinierike;
  • Të ketë mbi 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme në punë.

C. Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për ciklet përkatëse të studimit sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit).
  8. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  11. Çertifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  12. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

D. Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

E. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020,“Për prokurimin publik” i ndryshuar;
  • Njohuri mbi VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave të prokurimeve, financiare administrative;

F. Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al