Specialist (për Buxhetin)
Qendra Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”
Afati: 24 Mar 2026
Diploma: Master Profesional
Procedura
Specialist (për Buxhetin)
QENDRA SPITALORE RAJONALE E TIRANËS “SHEFQET NDROQI”
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesë për konkurim – letër motivimi për pozicionin;
- CV (jetëshkrimi i kandidatit);
- Fotokopje e kartës së identitetit (ID);
- Diplomë e arsimit të lartë së bashku me listën e notave në shkenca ekonomike;
- Diplomë e nivelit master së bashku me listën e notave;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raporti Mjeko-Ligjor);
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore (Dëshmia e penalitetit);
- Çertifikata ose dëshmi të njohjes së gjuhës/gjuhëve të huaja;
- Të ketë eksperiencë pune në profesion, vërtetuar me librezën e punës;
- vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që ndaj tij nuk ka marrë masa disiplinore në fuqi;
- të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm;
- çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo të tjera të përmendura në CV që lidhen me fushën përkatëse të aplikimit.
Important info
Afati i fundit i pranimit të dokumentacionit do të jetë data 24.03.2026, ora: 10:00, pranë Sekretarisë së QSRT “Shefqet Ndroqi”, Adr.: Rr. “Dr. Shefqet Ndroqi”, Sauk, Tiranë.
Konkurimi do të kryhet në datë 25.03.2026; ora: 10:00, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të QSRT “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet origjinal ose i noterizuar, i shoqëruar me fletë inventari për dokumentat e dorëzuara, në Sekretarinë e QSRT “Shefqet Ndroqi”, ose me postë, në adresën: Rruga “Dr. Shefqet Ndroqi”, Sauk, Tiranë.