Teknik në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse
Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier
Procedura
Teknik në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse
DREJTORIA E SPITALIT RAJONAL FIER
Njoftim për vend të lirë pune
Në zbatim të Udhëzimit nr. 206, datë 9.4.2024 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës të punonjësve të administratës në DQOSHKSH, DROSHKSH, NJVKSH dhe Drejtoritë e shërbimit spitalor në varësi të OSHKSH-së, si dhe në Strukturën Analitike të Drejtorisë së Spitalit Rajonal Fier, të miratuar me shkresën nr. 366 prot datë 23.01.2023, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, Pozicioni: Teknik (kontratë me afat të pacaktuar) në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse pranë Spitalit Fier.
Kritere
Kriteret e përgjithshme
Kandidatët që konkurojnë për vendin e lirë të punës duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të jetë shtetas Shqiptar
- Të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrën.
- Të kenë mbaruar minimalisht arsimin e mesëm . Preferohet arsim professional Elektricist/ Hidraulik/instalim dhe mirëmbajtje kondicionerësh, etj.
- Të kenë eksperiencë në punë përbën avantazh
- Të kenë aftësi të mira komunikuese.
- Të kenë aftësi të mira menaxhuese për punën në grup.
Përshkrimi i Punës
Përshkrimi përgjithësues i punës
- Kujdeset për mirëmbajtjen e përgjithshme të ndërtesës në hapësirat e brendshme si dhe ato të jashtme;
- Riparon, mirëmban dhe instalon elemente të sistemit elektrik, hidro-sistemit, ngrohjes qendrore, inventarit dhe pajisjeve të tjera;
- Kujdeset për mbajtjen e kontakteve me autoritetet/kompanitë e specializuara teknike në rast të intervenimeve dhe asiston me rastin e riparimeve;
- Kujdeset për të lëshuar në punë dhe ndërprerë sistemet e ngrohjes qendrore, ftohjes/klimave, gjeneratorët elektrikë, ashensorët dhe pajisjet tjera sipas nevojës;
- Përgatit specifikimet teknike për furnizim me produkte dhe materiale të nevojshme për mirëmbajtje të objektit;
- Kryen edhe punë të tjera sipas nevojës dhe kërkesës që vjen nga mbikëqyrësi direkt.
Dokumenta
Paraqitja e dokumentave : Kandidati/ja duhet të paraqesë në sekretarine e Drejtorisë së Spitalit Rajonal Fier Brenda një jave nga data e botimit të këtij njoftimi në Buletinin e APP këto dokumenta:
- Kërkesën me shkrim për aplikim
- Curriculum Vitae (Jetëshkrimin)
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave të arsimit përkatës.
- Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kurseve të trajnimit në fushat e kërkuara.
- Fotokopje e noterizuar e librezës së punës( n.q.s ka qënë i punësuar ).
- Dëshmi të aftësisë shëndetësore për punë e tre muajve të fundit .
- Fotokopje të kartës idenditetit.
- Referencë pune ( n.q.s ka qënë i/e punësuar), nga punëdhënësi i mëparshëm , nëse ka .
- Vërtetim nga Gjykata.
- Vërtetim nga Prokuroria.
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore lëshuar nga Ministria e Drejtësisë (Dëshmi penaliteti e tre muajve te fundit).
- Çertifikatë familajre
- Çertifikatë personale
Mosparaqitja e dokumetave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi do të bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Konkurimi është i hapur si për punonjësit brenda spitalit si dhe për personat nga jashtë.
Afati i Aplikimit
Kanidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentat në sekretarinë e Drejtorisë së Spitalit Rajonal Fier brenda një jave nga data e publikimit të këtij vendimi.