Aktor Kategoria e II-të (Femër)
Teatri Kombëtar
Procedura
Aktor Kategoria e II-të (Femër)
Teatri Kombëtar
TEATRI KOMBËTAR Njoftim për vend të lirë pune Teatri Kombëtar , dërgon pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike njoftimin për një vënd të lirë pune. Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit Nr.90 datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore”, Ligjit Nr.9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20 të Ligjit Nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, Teatri Kombëtar, shpall konkurimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin: AKTOR KATEGORIA E II-të ( FEMËR ) Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të njohë Kodin e Punës dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike, si dhe kërkesat e veçanta si më poshtë:
Kriteret
Kriteret e përgjithshme
- Të plotësojë kërkesat e përgjithshme
- Të njohë Kodin e Punës
- Të njohë Kodin e Etikës në Administratën Publike
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT.
- Gjinia FEMËR
- Mosha , deri në 35 vjeç.
- Të ketë Diplomë Universitare në Degën Akrim / nga një Institucion I Arsimit të Lartë në fushën e Arteve Skenike
- CV artistike / lista e roleve , shoqëruar me Teatrin ku është mbajtur shfaqja dhe emrin e Regjisorit të shfaqes.
- Foto të ndryshme profesionale ( 6 copë )
- Aftesi muzikore / dhe aftësi për të luajtur një vegël muzikore, ( komisioni rezervon të drejtën per të kërkuar nga kandidatët demonstrim të aftësive muzikore)
- Të jetë njohës i mirë i një ose më shumë gjuheve të huaja, shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
- Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
Informacion mbi Pagën
Paga e pozicionit: Aktor Kategoria e II-të është paga bazë 139.400 lekë
Dokumenta
- Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur.
- Curriculum vitae .
- Fotokopje e një dokumenti identifikimi.
- Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara.
- Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
- Fotokopje të librezës së punës.
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
- Një numër telefoni , adresë email si dhe adresa e plotë e vendbanimit
- Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
- Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.
KONKURIMI: Është i hapur .
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar
Afati
Afatet dhe Mënyra e Aplikimit
- Komisioni vendosi që të bëjë shpalljen e Vendit Vakant në datën 17.03.2026
- Aplikimi fillon në datë 17.03.2026 dhe përfundon më datë 10.04.2026 ora 15:00.
- Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Protokollin e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.