Specialist në Sektorin e Shërbimeve Juridike
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Afati: 20 Aug 2025
Diploma: Master i Shkencave
Procedura
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
POZICIONI: "Specialist" në Sektorin e Shërbimeve Juridike
Informacioni i Përgjithshëm
- Pozicioni: "Specialist" në Sektorin e Shërbimeve Juridike
- Institucioni: Universiteti Bujqësor i Tiranës
- Drejtoria: Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike
- Lloji i Kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar deri më 30.06.2026
- Afati i Aplikimit: Jo më vonë se data 20.08.2025
- Data e Konkursit: 27.08.2025 në orën 12:30
- Vendndodhja: Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I)
---
Kritere të Veçanta (Të Detyrueshme)
- Të kenë përfunduar studimet e larta Bachelor dhe Master Shkencor në Drejtësi (apo Diplomë e integruar e nivelit të dytë)
- Të kenë njohuri të mira të programit Microsoft Office
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze (edhe gjuhët e tjera të huaja përbëjnë favor)
- Të kenë eksperiencë të ngjashme pune mbi 2 vite. Përparësi do të kenë kandidatët që kanë eksperiencë në përfaqësim në seanca gjyqësore dhe hartimin e dokumentacionit ligjor për çështje gjyqësore dhe administrative
- Të jenë të hapur dhe bashkëpunues për të punuar në grup
- Të jenë korrekt në zbatimin e detyrave brenda afateve të caktuara
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative
- Të mos kenë marrë asnjë masë disiplinore gjatë marrëdhënieve të tyre në punë
Shënim: Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.
---
I. Kritere të Përgjithshme - Eliminuese
- Të jetë diplomuar në sistemin me kohë të plotë në të dy nivelet: Bachelor ose Diplomë e Integruar në fushën e Drejtësisë brenda dhe jashtë vendit
- Të kenë njohuri të mira të programit Microsoft Office
- Të ketë eksperiencë pune minimumi 2 (dy) vite në profesion dhe zotërimin e Gjuhës së Huaj - Anglisht të mbrojtur me çertifikatë
Shënim: Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk duhet të pranohet.
---
II. Kritere të Veçanta për Vlerësimin e Dosjeve
1. Kualifikimi Akademik:
- Master Profesional: 7 pikë
- Master i Shkencave: 10 pikë
2. Përvoja e Punës:
- Për çdo dy vjet eksperiencë: 2 pikë
3. Kurse Kualifikimi (maksimumi 3 pikë):
- Kurs kualifikimi brenda vendit (të vërtetuar me dëshmi): 1 pikë për secilin
- Kurs kualifikimi jashtë vendit (të vërtetuar me dëshmi): 2 pikë për secilin
4. Njohuri Gjuhësh (maksimumi 8 pikë, të vërtetuara me dëshmi):
- Gjuhë Angleze: 5 pikë
- Gjuhë të tjera (italisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht): 3 pikë për secilën
5. Aftësi Kompjuterike:
- Programe kompjuterike (të vërtetuara me dëshmi): 2 pikë
Ndarja e Pikëve:
- Dosja e kandidatit: 70% e totalit (maksimumi 70 pikë)
- Intervista me gojë: 30% e totalit (maksimumi 30 pikë)
- Totali maksimal: 100 pikë
---
Dokumentacioni i Nevojshëm
1. Kërkesën për vendin e punës që do të konkurrojnë
2. Dokumentin e identifikimit
3. CV me fotografi
4. Diplomën të shoqëruar me listën e notave
5. Kandidatët që kanë mbaruar jashtë vendit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomës
6. Librezën e punës
7. Librezën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore
8. Dy referenca nga punëdhënësi ose nga pedagogë për të sapodiplomuarit
9. Dëshmitë e gjuhëve të huaja të niveleve të përcaktuara tek kriteret
10. Formularin e vetdeklarimit (të shkarkohet nga faqja e DAP-it)
11. Deklaratën personale që nuk ka konflikt interesi
12. Raportin mjekësor për aftësinë në punë
13. Dëshmi penaliteti për punë
14. Vërtetim i gjendjes gjyqësore
15. Vërtetim nga prokuroria
16. Dokumentacioni duhet të jetë i noterizuar, kur nuk është në origjinal